JULIANA PASHA PUBLIKON KËNGËN E RE

August 01, 2019 - 11:42 PM - 228 views

Këngëtarja e njohur shqiptare, Juliana Pasha, ka publikuar projektin e ri muzikor. 

“Ylli i rrallë” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft atraktive dhe verore.

Tekstin e këngës e ka shkruar Armand Trebicka, ndërsa për muzikën është përkujdesur Valter Beqo.

Juliana përkundër moshës, në këtë videoklip vjen mjaft në formë, teksa pritet që kënga të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së saj.

Gjithashtu, ajo po vazhdon të jetë e pranishme në koncerte të ndryshme, e cila shquhet për zërin unik që posedon.

Comments(0)

Log in to comment